29 Dhjetor 1990, themelimi i PD Vlorë

Sot, duhet të ishim mbledhur për të festuar 29 vjetorin e themelimit të PD Vlorë.

Por, në zbatim të vendimit të Kryesisë së PDSH për të anulluar të gjitha aktivitetet festive, në shenjë Solidariteti me të dëmtuarit nga tërmeti, nuk u mblodhëm dot.

Gjithsesi, një urim dhe një përkujtim të asaj dite të shenjtë për Vlorën dhe Shqipërinë nuk mund të mos e bëjmë. 29 vite më parë dhe pikërisht në 29 Dhjetor 1990, në shtëpinë e Z. Kujtim Ziajit do të themelohej zyrtarisht PD e Vlorës.

Ishte një guxim i madh për kohën kur askush nuk e dinte sesi do të rridhnin ngjarjet. Një mbledhje në ilegalitet të plotë mes rreziqesh të mëdha.

Mirënjohje të gjithë themeluesve dhe të gjithë demokratëve ndër vite për kontributin e dhënë. Duke ju falenderuar ju uroj të kaloni sa më mirë ditët festive të fundvitit. Një vit me fitore të mëdha na pret në 2020! Nga Genc Deromemaj.

Loading...