Shtëpi e re për 94-vjeçaren dhe e familjen e saj

Këto ditë festash e kanë gjetur 94-vjeçaren dhe familjen e saj në fshatin Spathar të Librazhdit me gëzimin e një shtëpie të re, të ndërtuar nga e para me kushte dinjitoze të banimit.

ERTV ishte sot në këtë fshat, ku falë iniciativës dhe angazhimit të Taulant Ballës, një dritë e re shprese ka lindur në familjen e nënë Bejazes, shtëpia e së cilës ishte shkatërruar.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëkohësisht deputet i qarkut Elbasan dhe kryetari i bashkisë Librazhd, Kastriot Gurra, ishin sot në banesën e re të nënë Bejazes, e cila u ndërtua falë solidaritetit qytetar.

Balla falënderoi të gjithë banorët e Spatharit, të cilët kanë qenë shumë kërkues për familjet në nevojë.

“Na kanë thënë, vini dorën në zemër dhe bëni diçka për këtë familje”, tha Balla.

Ndërsa kryetari i bashkisë Librazhd, Gurra tha se “çdo Vit të Ri jemi përpjekur të gëzojmë familje në hall, në kushte të rënda, si kjo familje”.

“E vërteta është se ka një lloj sensibilizimi dhe dita-ditës po vëmë re se ka një solidaritet shumë të madh të njerëzve me njëri-tjetrin dhe kjo është një vlerë shumë e madhe.

Njerëz që tregohen të gatshëm të kontribuojnë atje ku situata është shumë e rëndë”, tha ai.

Loading...