Porkuroria e Posaçme (SPAK), mbylli hetimet dhe dorëzoi dosjen e parë hetimore në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), të hetuar nga ish-prokurorët e Krimeve të Rënda dhe të dorëzuar pranë gjyqësorit nga prokurorët e posacëm.
Tetë persona akuzohen nga prokurorët e SPAK si anëtarë të një grupi kriminal që trafikonin lëndë narkotike.
Të akuzuarit janë Aranit Bida, Arben Cristea, Erando Mehmeti, Eduart Haxhi, Leonard Demiras, Gentian Rrapollari, Elvis Gjona dhe Andi Qiraxhi.
Tetë të akuzuarit kishin role të ndara gjatë trafikimit të kanabis sativës, dhe konkretisht shtetasi Aranit Bita, sipas prokurorisë së posaçme, siguronte lëndën narkotike në Tepelenë dhë më pas organizonte transportin në aksin Tepelenë-Fier, Rrogozhinë-Elbasan, me destinacion Pogradecin.
Sipas prokurorisë së posaçme, lënda merrej në dorëzim nga shtetasi Elvis Gjona, i quajtur Gjoni.
Pikërisht ky shtetas bënte të mundur dërgimin e hashashit drejt Greqisë në rrugë tokësore, dhe në Maqedoni me mjete lundruese nëpërmjet liqenit të Ohrit.
Më tej prokuroria thotë se, sipas të dhënave, shtetasi Aranit Bita dhe bashkëpuntorët e tij po grumbullonin sasi kanabis sativa, e cila po planifikohej të trafikohej në Turqi në shkëmbim të heroinës që do të sillej më tej në vendin tonë për t’u trafikuar e shpërndarë tek përdoruesit.
Në dosjen hetimore referohen edhe përgjime, mes tyre tyre edhe biseda për një shtetas turk që thërritej “abi” dhe për të ciln thuhet se po e prisnin në Rinas.