VOA/ 2019, një vit i hidhur për Shqipërinë

2019-a la një shije të hidhur për vendin.

Viti nisi me një konflikt në rritje politik që shpërtheu në prostesta shpesh të dhunshme të opozitës, e cila në një akt të paprecedent dogji mandatet parlamentare dhe bojkotoi zgjedhjet vendore, në një përpjekje ekstreme për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Vendi nuk arriti të merrte as hapjen e premtuar të bisedimeve për anëtarësim në BE.

Ndërsa në fund të muajit Nëntor, një tërmet i fortë, i dha një goditje shkatërrimtare disa qyteteve duke shkaktuar 51 viktima dhe dëmë kolosale. Tre tërmete të tjerë kishin goditur më parë vendin gjatë vitit

Loading...