Me urdhër të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, pesë punonjës të Komunës së Tetovës janë arrestuar sot në mëngjes, ndërsa Departamenti për krim të organizuar në MPB po e kërkon anëtarin e Këshillit gjyqësor Zoran Teofillovski.
Sipas burimeve të Portalb, është arrestuar një ish kryetar i Komunës së Tetovës dhe disa persona të tjetë të njohur për opinionin. Jo zyrtarisht janë arrestuar personat S B, I K, B N dhe S P.
“Është e vërtetë që pesë persona nga komuna e Tetovës janë arr estuar këtë mëngjes, ndërsa policia ende nuk mund ta gjejë edhe një person. Kërkimi për personin e gjashtë për të cilin është lëshuar urdhër hetimi vazhdon.
Bëhet fjalë për legalizim të paligjshëm dhe privatizim të tokës tërheqëse “, tha për SDK, Villma Ruskovska.