Kengetarja Elvana Gjata i ka kushtuar një dedikim dy bashkëpunëtorëve të saj më të ngushtë, stilistit Valdrin Sahiti dhe Dj Andy Gramm, duke i cilësuar në postimin e fundit si vëllezërit e saj.
“Plasje të reja tëmthi ju presin”, shkruan Elvana ne shenimin qe ngjan si një paralajmërim pas mërzisë që shkaktoi tek ajo Festivali i Këngës në RTSH, në të cilin u rendit e dyta, pasi u përfol si një nga pretendetet për fituese.
“Jam mirenjohese per ju cdo dite!
@andygramm Je vellai madh qe punon me mish e shpirt pa u ndalur! Ti je frena une gazi😂.
@valdrinsahitiofficial vllai vogel i cmendur, plot jete dhe energji pozitive! Motorr i vertet!
Faleminderit me gjithe zemer per gjithcka qe beni per mua! Do jem gjithmone aty per ju! Cant wait for the future😍 Plasje te reja temthi ju presin😂 Love you my family!