Ndahet nga jeta papritur, një nga themeluesit e Partisë Demokratike

Një nga themeluesit e Partisë Demokratike Dega Fier është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur nga infarkti në zemër.

Edmond Ymeraj është ndarë nga jeta ditën e sotme dhe këtë lajm të trishtë e ka publikuar Luan Baci, deputet në parlamentin e Shqipërisë.

Ymeraj ka qenë një nga personat që morën pjesë datën e 6 janarit të vitit 1991, ditët e trazuara të vendit tonë të kthimit nga vend komunist në atë demokratik.

“Pak dite na ndajne nga 6 Janari dhe ne do te mbledhemi, per te festuar, kete dite qe, perkon me diten e ujit te bekuar dhe kjo dite e bekuar per Fierin tone, kete radhe do te jet, pa Mondin.
Shume kush, e kujton 6 Janarin 1991 bashke me Mondin me djalin kurajoz dhe trim, qe krijuan PD Dega Fier dhe ne ditet ne vijim ,me megafon ne dore ,ne krah edhe te Doktor Profesor Sali Berishes, sfidoi friken dhe perndjekjen, e falangave te kohes se diktatures dhe bashke me ,te tjere burra fisnik te kohes, Si Fatos Mihali, Arjan Nikaj, Veli Koçi, Viktor Margilaj, etj…shkruan historin , dhe sot kujtohen me vleresim dhe respekte ,nga te gjithe ne.

U largove pa pritur dhe parakohe miku yne Mondi, te takova, jo me large se dy dite me pare ,biseduam ,pak me shume se zakonisht, ishe i shqetsuar, per situaten, qe po kalojme, dhe si gjithmon i gatshem,per te dhene konttibutin tend te vyer, per PD dhe Fierin.
Ne emrin tim personal dhe te Partis Demokratike Dega Fier, Shpreh ngushullimet me te sinqerta dhe te ndjera, familjes, bashkshortes, dhe femijve, te tij.

Loading...