Meta dekreton buxhetin 2020

Presidenti i Republikës Ilir Meta, për të mos penguar zbatimin e masave të menjëhershme që lidhen me riparimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, ka dekretuar pa vonesë ligjin nr. 88/2019 “Për buxhetin e shtetit për vitin 2020”.

Por nga shqyrtimi i ligjit, Presidenti Meta ka konstatuar shumë problematika dhe konkretisht i rendit si vijon:

Rritja ekonomike është ngadalësuar në vitin 2019, në një mesatare për 2.8% për nëntë mujorin, krahasuar dhe me rritjen e rishikuar nga Ministria e Financave prej 3.4%.Ndikime negative kanë dhënë eksportet neto, për shkak të defiçitit në rritje gjatë tremujorit të dytë.

Bilanci tregtar është përkeqësuar dhe më tej gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019. Investimet totale vijuan prirjen rënëse të filluar që nga tremujori i tretë i vitit 2018, duke u tkurrur me 0.9% në tremujorin e dytë të këtij viti. Performanca e investimeve gjatë tremujorit të tretë pritet të jetë e ngjashme me atë të tremujorit të dytë.

Investimet e huaja direkte kanë treguar një tendencë në rënie në tremujorin e dytë të vitit 2019.

Ndërsa sektori i energjisë ka treguar në vijimësi dobësi financiare. Mbledhja e të ardhurave të buxhetit deri në tremujorin e tretë, dhe në vijimësi në 10 mujorin dhe në 11 mujorin e vitit 2019 ka treguar një performancë të dobët të realizimit.

Në veçanti dinamika e të ardhurave nga TVSH-ja është përkeqësuar edhe më tej në 11 mujorin e vitit 2019.

Prodhimi i Përgjithshëm Bruto pritet të ketë një ulje të ndjeshme në tremujorin e katërt të vitit 2019, si pasojë e dëmeve të shkaktura nga tërmeti i muajit nëntor.

Klima e biznesit sipas raportit të “Doing Business 2020” është përkeqësuar dhe indeksi i perceptimit të korrupsionit në vend është rritur ndjeshëm.

Loading...