Nga sot rrugët monitorehen me radar

Nga sot në akset kryesore të vendit do të ketë një prezencë të shtuar të patrullave të policisë rrugore të cilët do të jenë të pajisura me radarë dhe me matës të alkoolit për shoferët e makinave.

Po kështu në të gjitha akset rrugore do të ketë më shumë forca policore kryesisht në qytete e mëdha si Durrësit, Tirana, Elbasani apo Fieri në kuadër të masave shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore gjatë ndërrimit të viteve.

Në një prononcim për mediat Drejtori i Policisë Rrugore Edmond Tarkaj, u shpreh se të gjithë policët do të jenë në punë dhe vëmendja do të shtohet edhe në sheshet kryesore të qyteteve ku pritet të grumbullohen njerëz për të pritur ndërrimin e viteve.

Po ashtu Takaj u bën thirrje qytetarëve të mos konsumojnë alkool, kur janë drejtues mjeti. Drejtuesit e mjeteve në raste të konsumimit të alkoolit të përdorin mjetet e transportit publik, pasi do jenë nën kontroll të rreptë të Policisë Rrugore.

Njoftimi i plotë:

Prononcim për media nga Drejtori i Policisë Rrugore Edmond Tarkaj, në lidhje me masat e marra nga Policia Rrugore në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore gjatë natës së ndërrimit të viteve dhe ditëve të para të vitit të ri.

Policia Rrugore në të gjithë vendin, në zbatim të planit të masave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për marrjen e masave shtesë, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë festës së ndërrimit të viteve, ka hartuar një plan të detajuar masash, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Në këtë kuadër, duke filluar nga sot, të gjitha akset rrugore kryesore të vendit do monitorohen me radar, me qëllim parandalimin e shpejtësisë, e cila është burim potencial për aksidente rrugore.

Loading...