Greqia do të japë 2 mijë € për çdo fëmijë të lindur, përfitojnë edhe emigrantët

Në parlamentin grek pritet të që të votohet një projektligj i ri, i cili konsiston që çdo fëmijë i lindur në Greqi të marrë një shpërblim prej 2 mijë eurosh.

Ky projektligj do të hyjë në fuqi për çdo fëmijë që do lindë nga data 1 janar e mbrapa.

Gjysma e parë e përfitimit, që arrin shumën prej 1 mijë eurosh, do t’u shpërndahet menjëherë prindërve pa ndonjë aplikim.

Sa i takon pjesës tjetër së shumës, ajo do të paguhet gjashtë muaj pas lindjes së secilit fëmijë.

Ky projektligj do të aplikohet edhe për fëmijët e lindur në Greqi nga qytetarë jo të Bashkimit Evropian.

Por kjo me një kusht, që nëna të ketë qenë banore e rregullt dhe e përhershme e Greqisë që nga viti 2012.

Loading...