Ahmeti ka shkruar në Facebook, se të shtunën herët në mëngjes, ky person e ka çarë me thikë rrotën e makinës së komunës, të cilën ai e përdor për dalje në terren.
Kjo sipas tij, nuk mund të kuptohet ndryshe veçsesi një tentim kërcënimi. Ai ka thënë se këto kërcënime janë të kota, pa marrë parasysh se nga kush vijnë.
Kryetari i Prishtinës ka thënë se e kanë lajmëruar rastin në polici.
“Rastin e kemi lajmëruar në polici por meqenëse mediat po thërrasin menjëherë pas lajmerimeve në polici, këtë video po e postojmë vet. Kot e keni, kushdo që jeni!”, ka thënë ai.
Loading...