Presidenti i Republikës Ilir Meta uron shqiptarët në këtë prag viti të ri.
Përmes një video-mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, kreu i shtetit uron ndër të tjera për një 2020 të mbarë dhe të begatë për Shqipërinë dhew shqiptarët.
“Le të jetë 2020 viti i ndryshimit të madh!”, thuhet ndër të tjera në urimin e presidentit.
Mesazh urimi i Presidentit Meta me rastin e Vitit të Ri 2020
Të dashur motra e vëllezër shqiptarë,
Në këtë festë tradicionale të ndërrimit të viteve, të bashkimit dhe solidaritetit njerëzor e shpirtëror pranë vatrave të ngrohta familjare, të takimit me të dashurit e zemrës dhe miqtë tuaj në tryezat e gëzimit, shpresave dhe ëndrrave të reja, kam kënaqësinë t’i bashkohem urimit të përzemërt:
GËZUAR VITIN E RI 2020!