Francë/ Macron nderon Ismail Kadarenë me titullin ‘Oficer i madh i Legjionit të Nderit’

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, është vlerësuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron me titullin më të lartë shtetëror, “Oficer i madh i Legjionit të Nderit”.

Në shpalljen e urdhrit, të botuar më 1 janar në fletoren zyrtare, emri i shkrimtarit shqiptar, shfaqet përkrah 483 njerëzve të tjerë të shquar te cileve u akordohet ky vleresim.

Cmimet për ta ndahen në kalorës, oficerë, komandantë, oficerë të lartë dhe kryqe të mëdha.

Bashkë me Ismail Kadarenë, si oficer të lartë, janë vlerësuar edhe sociologia Claudine Herlizch, egjiptologu Kristian Ziegler dhe shkrimtarja franko-bullgare, Julia Kristeva.

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare mbante titullin prestigjioz “Komandant i Legjionit te Nderit” që nga viti 2016, ndërsa tani shpallet “Oficer i madh i legjionit të nderit.

Nderkohe tituj dhe vlerësime të larta kanë marre edhe të tjera personalitete të njohura.

Loading...