Nata e ndërrimit të viteve nuk ka kaluar e qetë.
Një grup shqiptarësh dhe rumunësh janë përleshur mes tyre dhe më pas janë përdorur edhe thikat.
3 persona, rumunë, kanë përfunduar në spital, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje shumë të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në një piceri në Foggia, Itali mbrëmjen e djeshme.
Sherri kishte nisur mes 3 rumunëve nga njëra dhe shqiptarëve nga ana tjetër. Në fund të plagosur kanë mbetur rumunët, ndërsa policia është në kërkim të shqiptarëve.
Loading...