Vlonjati i shpallur në kërkim kapet duke kaluar kufirin me pasaportën e vjedhur të një tjetër vlonjati ! Dyshohet se ka godit me th.ikë shtetasin E.Sh.

Njoftim nga Policia e Shtetit:

Qafë-Thanë – Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja me dashje mbetur në tentativë”, i cili u kap duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me pasaportën që i kishte vjedhur një shtetasi tjetër. Shërbimet e patrullës së kufirit të gjelbër, në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë-Thanë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim Gj. Ç., 53 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 03.12.2019, në lagjen “Isa Boletini”, në Vlorë, ku dyshohet se ka goditur me mjete prerëse shtetasin E. Sh. Punonjësit e Policisë Kufitare, gjatë patrullimit të kufirit të gjelbër, kanë kapur shtetasin Gj. Ç. dhe gjatë kontrollit fizik i gjetën një pasaportë me gjeneralitetet e shtetasit A. A, 55 vjeç, banues në Vlorë, të cilën ia kishte vjedhur disa ditë më parë këtij të fundit, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme. Veprimet e mëtejshme procedurale do kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.

Loading...