Njoftim – Ndahet nga jeta banori i Labërisë! Lamtumirë Besim !

NJOFTIM PËR NDARJEN NGA JETA TË BESIM JONUZAJ

Kryesia e shoqatës “Kallarati” njofton bashkëfshatarët e saj se sot në Vlorë është ndarë nga jeta Besim Murat Jonuzaj, bashkëshorti i Hajdilisë, babai i Agurimit, Evgjenisë, Dashamirit dhe Ednorës.
Varrimi bëhet në Kallarat nesër datë 2 janar 2020. Përcjellja nga Vlora për në Kallarat bëhet nesër në orën 08:00.

Besimi u lind në Kallarat më 01.04.1935 në një familje me ndjenja të larta patriotike e liridashëse, nga prindërit Murat dhe Hasife Jonuzaj .
Besimi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm e të vlerësuar në Kallarat në Sektorin e Bujqësisë dhe Blegtorisë, në jetën shoqërore e kulturore si dhe në strukturat e qeverisjes së fshatit, duke udhëhequr kurdoherë me shembullin e tij personal.
Gjithashtu Besimi ishte një familjar, bashkëshort dhe prind i shkelqyer, si edhe një aktivist i mirë i shoqatës Kallarati.

Kryesia e Shoqatës Kallarati, duke vlerësuar lart aktivitetin dhe kontributin e tij ndaj vendlindjes, i shpreh familjes, fëmijëve dhe gjithë të afërmve dhe fisit Jonuzaj ngushëllimet më të sinqerta.

Qoftë i paharruar kujtimi i Tij.

Loading...