Një shtëpi private në lagjen “Partizani” të Vlorës është përfshirë nga zjarri rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm.
Mësohet se zjarri fillimisht ka nisur në ambjentet e kuzhinës dhe më pas është përhapur në dhomat e tjera.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar. Familjarët kanë qenë në banesë në momentin e ngjarjes, por sapo kanë parë flakët kanë dalë me shpejtësi jashtë.
Tre zjarrfikëse shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.
Loading...