‘New York Times’/ Leksione nga tragjedia në Shqipëri. Ballkani i papërgatitur

Media amerikane “New York Times”, ka publikuar një artikull, ku paralajmërohet rreziku që kanos shtet e Ballkanit, pasi nuk janë mjaftueshëm të përgatitur për të përballuar pasojat e një tërmeti të fortë.

Artikulli merr si shkas tërmetit tragjik të 26 nëntorit në vendin tonë, ndërsa shkruan se kjo ngjarje e rëndë duhet të shërbejë si leksion.

Në shkrim theksohet se në rajonin tonë, janë miliona njerëz që jetojnë në shtëpi me pak gjasa për t’i mbijetuar një tërmeti të madh.

Pjesë nga artikulli:

Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri vrau 51 njerëz, dërgoi qindra në spitale dhe la mijëra të pastrehë.

Ndërsa tronditja vazhdon, tragjedia ofron një paralajmërim të ashpër për një rajon që është shkatërruar nga tërmetet shumë më të fuqishme në të kaluarën dhe që ekspertët paralajmërojnë se është i papërgatitur për një tjetër të madh.

Nga Bukureshti në Rumani deri në Sofje në Bullgari dhe në mbarë vendet e Ballkanit në Evropën juglindore, qeveritë e njëpasnjëshme nuk kanë arritur të adresojnë rreziqet që paraqesin ndërtesat e vjetra. Miliona njerëz jetojnë në shtëpi me pak gjasa të mbijetojnë nga një tërmet i madh, thonë ekspertët.

Loading...