Ankthi dhe depresioni është përhapur gjithnjë e më shumë kohët e fundit.
Presidenti Ilir Meta ka pranuar se ka vuajtur nga depresioni, por edhe këngëtarë e aktorë të shumtë kanë pranuar gjithashtu se kanë vuajtur nga ankthi dhe depresioni në një fazë të jetës së tyre.
Vlora News
Ilir Meta Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dy vite më parë kishte rrëfyer hapur në emisionin “Opinion” për problemet e tij me shëndetin mental.
Ai kishte rrëfyer momentin e braktisjes së peshëngritjes si një nga periudhat më të vështira në jetën e tij. “Mendoja se do të bëhesha kampion bote dhe gati kam kaluar në depresion kur jam detyruar që të lë peshëngritjen. E lashë për një arsye që nuk dua ta bëj publike. Nuk dua ta përmend, një bisedë ne Muarrem Berishën, që të bëhesha me shkollë, apo kampion. Dhe u detyrova ta lë peshëngritjen”, ishte shprehur Ilir Meta.
Albano Bogdo Aktori i njohur shqiptar, Albano Bogdo, ka rrëfyer kohë më parë në një intervistë të sinqertë për emisionin “Rreze Dielli”, se ai trajtohet nga depresioni dhe ankthi – gjëra të cilat e kanë çuar deri edhe te ndarja nga e fejuara.
“Për rreth tre vjet e gjysmë jam kuruar dhe vazhdoj të kurohem sepse më zë paniku dhe ankthi. Unë, që t’i bija shkurt, zgjodha pijen dhe jetën e shfrenuar. Pija 2 shishe alkool në ditë dhe kjo zgjati për afro një vit e gjysmë-dy vjet. Tani më duket sikur më zënë mallkimet e 300-400 njerëzve që kam lënduar”, është shprehur aktori i humorit, i cili deklaroi më tej se prej këtij problemi ai ishte ndarë dhe nga e fejuara.
Bebe Rexha Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, gjatë vitit 2019 pranoi se është bipolare, me çka përjeton ndryshime të çrregullta të disponimit.
“Unë vuaj nga çrregullimi bipolar dhe nuk më vjen turp. Kjo është e gjitha. Unë nuk dua që ju të ndieni keqardhje për mua. Unë vetëm dua që ju të pranoni mua. Kjo është e gjitha. Të dua”, shkroi këngëtarja shqiptare në Tëitter gjatë muajit prill.
Rita Ora Viti 2016 nuk ishte aspak i mirë për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Ajo u ndalua të publikonte muzikë për një vit të tërë, si shkas i probleme gjyqësore me ish-labelin e saj, “Roc Nation”, në atë kohë i shkaktuan shumë probleme artistes, e cila kishte rrëfyer se në këtë fazë të jetës kishte përjetuar gjendje depresive. “Vuaj nga ankthi dhe kam frikë të pranoj që kam qenë në terapi. Edhe kohët e fundit flas me një specialist një herë në javë”, ishte shprehur këngëtarja shqiptare, e cila njashtu merr këshilla edhe nga nëna e saj, Vera Sahatçiu, e cila është psikiatre me profesion. Nga të tilla periudha, të gjithë mund të prekemi nganjëherë në jetë, por e rëndësishme është që të luftosh dhe të ngrihesh sërish…Historia jote nuk e meriton të përfundojë kështu