Një zhvillim i rëndësishëm na vjen nga Greqia. Më në fund, patentat shqiptare do të njihen në Greqi.
Tashmë është çështje ditësh votimi i saj dhe hyrja e menjëhershme në fuqi.
Miratimi i kësaj marrëveshje i jep zgjidhje një herë e përgjithmonë një problemi që ishte shumë i pranishëm qindra mijëra bashkatdhetarë, dhe që për arsye të ndryshme nuk ishin pajisur me patentë greke.
Projektligji për miratimin e marrëveshjes u dërgua në parlamentin grek më 30 dhjetor dhe miratimi i saj do të jetë një nga aktet e para të ligjvënësve për 2020-n, thanë burime të pyetura nga TV Tribuna.
Pas miratimit të këtij ligji, të gjithë shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi do mund të lëvizin me makinën e tyre pas asnjë problem me patentë shqiptare.