Reperja amerikane, Lexii Alijai, është ndarë tragjikisht nga jeta në moshën 21-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur familja e saj nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale më 1 janar, ndërkohë që ende nuk bëhet e ditur arsyeja e ndarjes së saj nga jeta.
“Nuk kam fjalë! Kushërira ime e bukur, me kaq shumë talent dhe një shpirt unik Lexii. Ishte shumë shpejt”-shkruan kushërira e reperes ndërkohë që në faqen e saj kanë vërshuar mesazhet e ngushëllimit.
Për vdekjen e saj ka reaguar dhe këngëtarja e famshme Kehlani, e cila shkruan në rrjetet sociale: “Vijoj të shkruaj e të fshij. Ti e dije se çfarë ishe për mua, të gjithë e dinin… Ishe gati të merrje gjithçka për të cilën flisje…”
Loading...