Fshehur pas një identiteti te rreme, edhe pse i kërkuar për vrasje në vendlindje, ai kishte gjetur guximin të aplikonte për nënshtetësi britanike.
Behet fjale per Dëfrim Isiberin, i listuar nga Interpol Tirana si një prej shqiptarëve më të kërkuar në botë.
Në vitin 1997, në Kukës ai goditi me armë për vdekje një roje sigurie, i cili disa muaj më pas ndërroi jetë në spital. Dëfrim Isiberi në vitin 1997 ishte futur ilegalisht në Angli, kurse drejtësia shqiptare e dënoi në mungesë me 20 vite burg.
Policia britanike për kapjen e tij kërkoi edhe ndihmën e publikut përmes programit televiziv Crimewatch në BBC1. Megjithëse në kërkim nga drejtësia shqiptare, Dëfrim Isiberi në vitin 2011 kishte postuar një video në YouTube duke luajtur futboll.
Nga kjo video policia angleze mundi të përftojë një imazh të ri se si dukej i shumëkërkuari drejtësisë shqiptare. Ndaj tij në gjykatën londineze kanë nisur procedurat e ekstradimit./TCH