Korcë/ Aksidenti ku humbi jetën punëtori, dëshmitarët/ Mund të kishte viktima të tjera

Elvis Josifi, punëtori i cili ndërroi jetë gjatë një aksidenti në punë mësohet se u godit nga prerësoja e betonit në kokë. 

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes vinçi u këput ndërsa mund të kishte edhe më shumë viktima pasi të gjithë punëtorët ishin në katin e katërt, atu ku ndodhi e gjitha.

“Ngjarja mund të ishte më e rëndë. Ishin të gjithë punëtorët lart. Mund të kishte më shumë viktima.

Vinçi u këput. Gjithë Korça shkoi për ndihmë. 

Zjarrfikësja dhe Policia erdhën në kohë, ishte e paparashikuar.”- tha dëshmitari Muharrem Hysolli.

Loading...