Familja, miq, të afërm do i japin lamtumirën e fundit nëser, më 4 janar çiftit me origjinë shqiptare që u v.ranë në përvjetorin e tyre të parë të martesës, pak orë para ndërrimit të viteve më 31 dhjetor.
Lajmin e kanë bërë me dije të afërm të çiftit Veton dhe Lindita Musait. Babai i kësaj të fundit është autori i dyshuar i krimit, i cili ndodhet në gjendje kritike në spital pasi qëlloi edhe veten, kur i mori jetën të bijës në verandën e shtëpisë së saj. Ndërsa dhëndri i tij ndërroi jetë disa orë më vonë në spital.
“Për të gjithëve. Do të bëj komente të mëtejshme së shpejti. Sidoqoftë, ju lutemi gjeni më poshtë detaje për f.uneralin e Vetonit dhe Linditës. Të gjithë janë të mirëpritur të vijnë të përcjellim në banesën e fundit dhe për të bërë homazhet”, shkruan kushëriri i Vetonit në Facebook.
Ndërsa Fatima Musai, që dje e quante Vetonin vëllanë e saj të vogël, lajmëron po ashtu detajet e ceremonisë së varrimit dhe thotë se nesër do i jepet lamtumira e fundit dy engjëjve.
Motivi i ketij krimi nuk dihet ende pasi gjendja kritike shendetesore e autorit po veshtireson punen e policise per te zbardhur ngjarjen.