Policia Spanjolle ka sekuestruar një sasi prej 2,800 bimë të llojit “marijuane”, e cila ishte kultivuar nga një grup i përbërë nga gjashtë persona, të cilët kishin mbjellë bimën në zona të ndryshme në provincën e Valencias.
Të arrestuarit janë tre shqiptarë dhe tre gra me origjinë shqiptare dhe kolumbiane, të cilët janë midis moshës 28 dhe 45 vjeç.
Të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale, atë të përfshirjes me krimin e organizuar, për kultivim të lëndëve narkotike, trafik droge, mashtrim dhe falsifikim dokumentash.
Gjate operacionit te koduar “Lavori” jane mbajtur ne mbikqyrje prej 7 muajsh te dyshuarit shqiptarë, të cilët e kryenin aktivitetin e tyre në rajonin e Valencias, arriti në përfundimin se ky grup, përbënte një organizatë të mirëfilltë dhe të mirëorganizuar kriminale, në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike.
Në tri zona në provincën e Valencias, janë sekuestruar tre plantacione me 361 kilogramë marijuanë, por sasia më e madhe e bimëve të sekuestruara, u kap në një vilë në Chiva, ku agjentët sekuestruan 1.300 bimë kanabis.
Agjentët spanjollë gjithashtu kanë sekuestruar pajisje moderne dhe tepër të sofistikuara, të cilat ndihmonin në rritjen e shpejtë të bimës, të cilat kapin vlerën e 160,000 euro.