Banka e Shqipërisë konfirmon se dërgesat e emigranteve vitet e fundit kanë kapur nivelet e dhjetë viteve më parë duke pasur një trend rritës pas rënies së shkaktuar nga kriza greke dhe ajo italiane.
Mësohet se gjatë vitit 2018 familjet shqiptare morën nga jashtë një total prej 1.24 miliard euro gjatë 12 muajve me një shpërndarje mjaft interesante sa i përket qarqeve.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, qarku ku emigrantët kanë sjellë më shumë para nga jashtë për familjet e tyre nuk është Tirana, por Elbasani.
Emigrantët me origjinë nga ky qark kanë sjellë tek familjet e tyre rreth 75.6 milion euro, kundrejt 72.7 milion eurove të dërguara për familjet në Tiranë.
I treti renditet qarku i Durrësit me rreth 48 milion euro të hyra, i ndjekur nga Shkodra, Korça dhe Vlora.
Një e dhënë interesante lidhet me faktin se sa prej familjeve kanë marrë para nga jashtë gjatë vitit në fjalë. Mësohet se përqindja më e lartë e familjeve që mbahen kryesisht me të ardhura nga jashtë janë në Tiranë dhe Elbasan, kurse shuma që dërgohet më tepër varion mes 500-1 200 euro./abcnews