35- vjeçari, Elvis Josifi i cili punonte ne ndertim ka ndërruar jetë në vend për shkak të goditjes tepër të fortë. Grupi hetimor nisi punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.
Familjarët janë përplasur me përgjegjësit e firmës gjatë ceremonisë mortore. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se nëna e viktimës ka hedhur akuza ndaj firmës se i kanë vrarë djalin teksa ai punonte për bukën e gojës.
“Më vranë djalin që e kisha rritur me sakrificë dhe mundime. Djali im nuk vlen sa një drekë.
Mos u tallni me gjakun e djalit tonë. Të kalben në burg ata që ma vranë dritën e syve”.
Këto janë fjalët rrënqethëse teksa firma ku punonte Ervisi kishte kërkuar të mbulonte shpenzimet e ceremonisë mortore. ABC News ka shkuar tek banesa e 35 vjeçarit ndërsa nëna dhe motra e tij nuk kanë pranuar të flasin në kamera .
Ndërkohë për ABC News ka folur edhe një nga fqinjët e Elvisit:
“Djalë flori, djalë që nuk kishte asnjë të metë. Nuk e di pse i ndodhi kështu. Jemi shqetësuar shumë. Ai jetonte me prindërit, kishte dy motra dhe një vëlla. Elvisi ishte vëllai i madh, ai nuk e linte një ditë punën. Kishte vite që punonte në ndërtim por nuk e di në çfarë firme. Çfarë t’ju them më shumë, djalë që nuk e bën më nëna, lum ajo familje që e kishte”.