Teksa shumica e personave do t’i heqin dekorimet për festat e Krishtlindjeve në fundjavë, një person që nuk do ta ndjekë këtë traditë është mbretëresha e Britanisë.
Thuhet se familja mbretërorë nuk e pranojnë traditën e heqjes së pemëve të Krishtlindjeve para Natës së Dymbëdhjetë. Por ata i mbajnë të vëna dekorimet të vëna edhe për katër javë të tjera, deri më 6 shkurt.
Arsyeja për këtë është sepse kjo datë është rëndësishme për mbretëreshën, pasi shënon përvjetorin e vdekjes së babait të saj. Mbreti George VI vdiq në 6 shkurt 1952 në Sandringham House, dhe ajo qëndron atje çdo vit për ta kaluar këtë përvjetor në mënyrë private, para se të kthehet në Pallatin Buckingham.
Shumë persona besojnë se sjell fat të keq nëse i mban dekorimet vënë deri pas natës së 12 pas Krishtlindjeve (5 janar).
Megjithatë duket se mbretëresha nuk beson në këto besëtytni dhe në vend të kësaj ka krijuar traditat e saj gjatë kësaj periudhe festive. Teksa rezidencat e saj të tjera në Windsor Castle dhe Buckingham Palace janë zbukuruara me pemë të mëdha të Krishtlindjeve dhe drita, dekorimet në shtëpinë e saj Sandringham thuhet se janë shumë më të thjeshta.
Mbretëresha i kalon Krishtlindjet në Estate Sandringham, Mbretëresha udhëtoi për në Sandringham më 20 dhjetor për një pushim të zgjatur të Krishtlindjeve. Ndërsa burri i saj, Princi Philip doli nga spitali tamam në kohë për t’u bashkuar me familjen mbretërore në prag të Krishtlindjeve. Këtë vit Duka dhe Dukesha e Sussex mungonin në festimet mbretërore, duke zgjedhur të kalojnë periudhën festive me nënën e Meghan, Doria Ragland në Kanada.