Ervis Josifi, 36 vjeç, humbi jetën ditën e djeshme në rrethana tragjike në vendin e punës, ndërsa i ra në kokë segmenti metalik prej 5-tonësh që mbante vinçin.
Sipas informacioneve të fundit, mësohet se viktima ka qenë i siguruar.
Për këtë arsye kompania do të përfitojë nga sigurimi i jetës një vlerë prej 10 mijë lekësh në muaj.
Sipas deklarimeve të personave të shoqëruar në polici, 36-vjeçarit i ra në kokë segmenti metalik që peshonte rreth 5 ton, çka ka sjellë vdekjen e menjëhershme të të riut.
Nga ana tjetër, sa i përket të plagosurit tjetër, burimet bëjnë në dije se ai ka tre brinjë të thyera, por gjendja e tij është e stabilizuar.
Loading...