Ndahet nga jeta ‘babai i mikrobiologjisë shqiptare’

Është ndarë nga jeta ditën e sotme Profesor Doktor, Robert Andoni, i cilësuar ndryshe edhe si babai i mikrobiologjisë shqiptare.

Andoni ishte mjek, pedagog, bakterolog dhe autori i 16 teksteve shkencore e mësimore.

“Diagnoza Baktereologjike”, “Fjalor i Mikrobiologjisë”, “Baktereologjia Klinike” janë vetëm disa nga veprat e tij më të njohura.

Ai la pas një kontribut të çmuar shkencor për brezat pasardhës të fushës së mjekësisë, duke shërbyer me ndershmëri e kompetencë të lartë profesionale për gati 40 vjet.

Loading...