Ministria e Mbrojtjes/ Mos qëndroni pranë godinave të larta, është me rrezik

Ministria e Mbrojtjes njoftoi qytetaret se duhet te bejne kujdes nga qendrimi prane godinave pasi shkeputja e objekteve nga era e forte mund te jete nje rrezik potencial.

NJOFTIMI I MM:
“Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, nisur nga situata e pazakontë e erës së fortë gjatë orëve të fundit në disa qarqe të vendit, i bën thirrje qytetarëve, të shmangin qëndrimet në afërsi të pallateve, godinave të larta, pemëve dhe objekteve të rrezikshme.

Rënia e sendeve dhe objekteve të ndryshme për shkak të erës përherë e më të fortë, mund të bëhen shkak për aksidente.

Ndërkohë, ministrja Xhaçka përmes AKMC është në komunikim të vazhdueshëm me shtabet e emergjencave në të gjitha prefekturat, për të ndjekur orë pas orë situatën e vështirë të motit të shkaktuar nga erërat dhe bora në disa qarqe.

Sipas informacioneve paraprake të deritanishme situata është nën kontroll dhe nuk raportohen probleme”, thotë Ministria e Mbrojtjes.

Loading...