Gomonja me 33 irakienë/ Nuk ka asnjë provë apo të dhënë që mjeti lundrues të jetë nisur nga toka shqiptare

Policia e Shtetit sqaron opinionin në lidhje me lajmin që ka qarkulluar, sipas së cilit disa emigrantë kurdë e irakienë të kapur në Itali janë nisur nga Shqipëria, informacioni i publikuar është jo i saktë.

Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit – Sqarim për media
Në përgjigje të interesit të medias, lidhur me lajmin e kapjes së 33 migrantëve kurdë dhe irakianë në zonën e Salentos, Itali, Policia e Shtetit bën me dije se:

Nuk ka asnjë provë apo të dhënë që mjeti lundrues të jetë nisur nga toka shqiptare.

Gjithashtu, nuk ka asnjë komunikatë apo deklarim zyrtar të forcave policore italiane apo të ndonjë institucioni tjetër që mjeti me migrante të jetë nisur nga Shqipëria.

Sipas dyshimeve të para të autoriteteve italiane, nisur edhe nga shtetësia e migrantëve, dyshohet se ata mund të kenë udhëtuar nga Turqia, nëpërmjet Greqisë, për në Itali.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të luftuar dhe goditur çdo tentativë trafikimi të qenieve njerezore apo çdo paligjshmëri tjetër.

Policia e Shtetit, duke përfituar nga ky komunikim, i kërkon medias që ta kontaktojë për informacion zyrtar e të saktë, për të shmangur keqinformimin e publikut.

Loading...