Përbërësit:
500 gr bizele
1 tufë qepë të njoma
2 thelpinj hudhër
3 domate mesatare
2 lgj salcë domate
2 tableta koncentrat pule
1 tufë koper
1 tufë majdanoz
Kripë
Piper i zi
4 lgj vaj ulliri
Përgatitja:
Vendosim tenxheren në zjarr me vaj ulliri dhe kaurdisim qepët dhe hudhrat e grira hollë për 3-4 minuta. Më pas shtojmë domatet të prera në kubikë, i trazojme dhe e mbulojmë tenxheren me kapak që domatet të zbuten.
Pasi domatet të jenë shpërbërë shtojmë pak salcë domateje dhe bizelet.
I përziejmë derisa bizelet të marrin pak nxehtësi dhe më pas shtojmë ujë me dy bustina koncentrat derisa bizelet të mbulohen plotësisht.
Vendosim kapakun dhe i lemë të ziejnë në temperaturë mesatare për 15 minuta. Në fund shtojmë pak kripë, piper të zi dhe erëzat e grira.