Në një ditë ku temperaturat kanë qënë mjaftueshëm të ulta ,rituali i ditës së Epifanisë që përfundon me hedhjen e kryqit të shenjtë në det,është ndjekur nga dhjetra persona dhe besimtarë.
Klodjan Shani ,ka qënë personi i cili ka arritur të kapë kryqin në ujrat e ftohta të detit.
Ceremonia e startuar me ritualin fetar të kësaj dite të shenjtë dhe përfunduar me hedhjen e kryqit në det,ndërsa nuk ka munguar urimi edhe nga prifti i kishës së “Shën Theodorit në Vlorë, At Konstandin Prifti i cili ju ka bërë thirrje besimtarve për të qënë më të shumtë në numër në ceremoni të tilla.
Mjaft i lumtur është shprehur edhe personi që kapi kryqin, Klodjan Shani ,për të cilin është hera e parë dhe ja dedikon të gjithë besimtarëve Orthodosk të cilët festojnë këtë ditë të shenjtë.
Një ditë e veçantë për të gjithë besimtarët e krishterë në Vlorë, Epifania, dita e ujit të bekuar, një ceremoni e ndjekur nga dhjetra besimtarë dhe qytetarë vlonjate. Ka startuar pranë kidhes ortodokse “Shën Theodori” në Vlorë, me meshën e organizuar për të përfunduar pikërisht me hedhjen e kryqit ne det.