Australi/ Atë që nuk bënë zjarrfikësit e bën natyra, shi mes zjarreve

Pas zjarreve që kanë pushuar prej muajsh Australinë, më në fund vjen një lajm i mirë.

Reshje të dendura shiu iu kanë ardhur në ndihmë zjarrfikësve dhe banorëve, të cilët të vetëm nuk ia kishin dalë dot të shuanin vatrat e gjera të zjarrit të përhapura në gjithë vendin.

Reshje shiu u shënuan në brigjet lindore të Australisë nga Sidnei në Melburn dhe disa zona të Uellsit të Ri Jugor.

Meteorologët paralajmëruan se kjo situata klimaterike do të ndryshojë shumë shpejt dhe gjatë javës do të rikthehen sërish temperaturat e larta.

Australia nga muaji shtator është përfshirë nga zjarret të cilat iu kanë marrë jetën mbi 20 personave dhe kanë djegur një sipërfaqe shumë të madhe me pyjë e shkurre.

Vendi ka përjetuar disa ditë më parë temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë, ndërkohë që flakët kanë dëmtuar rëndë dhe ekosistemin.

Loading...