Ai thotë se gjithmonë kishte dashur të kishte një vajzë në jetë dhe Lindita, tashmë e ndjerë, i kishte përmbushur ëndrrën.
Gjatë një interviste për “Shqipëria Live” në Top-Channel, Alil Musai thotë se nusja e djalit nuk kishte marrëdhënie të mira me babain e saj, me të cilin nuk kishte kontaktuar prej 7 vitesh.
Osman Shaptafaj, 55 vjeç qëlloi për vdekje me armë vajzën dhe dhëndrin dhe më pas qëlloi veten, duke mbetur i plagosur rëndë.
Dëshmia e plotë e Alil Musait: Për ata të dy mund të flas tërë jetën dhe nuk mund të përshkruaj dashurinë dhe sjelljen me njëri-tjetrin.
Dua të them se jam babai i tre djemve, por tani kam vetëm dy.
Ëndërroja të kisha një vajzë. Kur Lindita e ndjeva ngrohtësinë dhe thashë o Zot më hyri një engjëll në shtëpi. Në familjen tonë kurdoherë ka pasur shaka, qeshje.
Babain e Linditës, gjatë 38 vjetëve që jam në Australi e kam takuar dy herë dhe nuk ia kam zgjatur kurrë dorën.
Prindërit e Linditës nuk kanë pasur marrëdhënie të mira dhe prej 8 vitesh kanë qenë të ndarë. Lindita nuk ka pasur kontakte me babain për 7 vitet e fundit.
Përkundrazi e pyesja Linditën dhe i thosha se çfarë ka pasur nëna dhe babai mes vete është tjetër gjë.
Vajza më kapi në mjekër dhe më tha shiko në sy: Më tha çfarë të thonë sytë e mi? Bukuritë e botës thonë i thashë.
Këta sy tregojnë se personi që më ka dhuruar dashuri je ti dhe do të mbetesh babai im i përjetshëm.
Nuk e ka pasur mungesën asnjë për qind se shumë i ka maltratuar (dhunuar) ky njeri. Atë që më kanë parë sytë mua nuk ia dëshiroj as armikut më të madh. Unë dhe nusja e djalit të madh kemi parë tragjedinë. Ata të dy janë engjëj.
Me nënën e Linditës kemi qenë si familje. Arbeni ka qenë si djalë im i katër në këtë familje. Ju premtova atyre se miqësia jonë do të bëhet edhe më e fortë. Dy ditë përpara se të festonin 1 vjetorin, Vetoni me Linditën ishin tek halla dhe qëndruan 5-6 orë. Me ata jam çdo ditë. Kemi hyrë dhe kemi dalë.