Sot në mëngjes në Rrëshen të Mirditës është ekzekutuar biznesmeni Kastriot Reçi, i cili kishte nën pronësi edhe një televizion lokal.
Dalin detaje te reja nga vrasja që tronditi Mirditën e vendin. Bëhet me dije se Reçi është qëlluar nga tarraca e një pallati në një distancë rreth 150 metra.
Ekzekutori e ka lënë më pas snajperin në katin e parë të pallatit. Burime policore bëjnë po ashtu me dije se ekzekutori më tej është larguar me vrap në këmbë dhe se ishte i maskuar.
Vrasësi është kapur nga një kamera sigurie në zonë, por identifikimi është i vështirë, pasi ka maskë në kokë. Bashkëshortja e viktimës ka mohuar konfliktet e mundshme të Reçit me persona të tjerë.
Loading...