Ambasada e SHBA-së në Shqipëri deklaron se shumë shpejt bosët e krimit dhe ish-zyrtarët e lartë në politikë që kanë abuzuar do të japin llogari para institucioneve të reja të drejtësisë, SPAK-ut dhe BKH-së.
Selia diplomatike amerikane në Tiranë shpjegon edhe mënyrën si do të rekrutohen hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Përmes një video ambasada tregon se si 4 milionë dollarë që Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka dhënë për BKH-në, do të përdoren në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për zhvillimin e sistemit etik, transparent dhe profesional të drejtësisë që qytetarët e saj meritojnë.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Këtë javë, mësoni se si Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), njësia hetuese dhe një nga dy elementët e SPAK, do të veprojë në mënyrë të ngjashme me FBI-në amerikane dhe do të hetojë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar.
Elementi i dytë i SPAK, Zyra e Prokurorit të Posaçëm ose SPO, do të çojë në gjykatë çështjet e hetuara nga SPAK.
Në të kaluarën njerëzit me para mund të ndikonin sistemin gjyqësor, por sapo të themelohen BKH dhe SPAK që ish-zyrtarë dhe bosë të krimit të japin llogari. SHBA ka dhënë 4 mln dollarë për BKH. Trajnimi i hetuesve do të bëhet SHBA. Këshilltarë nga SHBA po punojnë që BKH të ketë vendin e punës dhe procedurat e përshtatshme administrative për të kryer punën e saj. SHBA do të mbështesin BKH. Ne do të kontribuojmë me financime.