Arta Dade kritika Cakajt/ OSBE do drejtohet nga një cunak pa përvoje

Shqipëria merr nesër zyrtarisht drejtimin e OSBE-së.

Presidenca do të ndahet në drejtim mes kryeministrit Rama që është dhe ministër i Jashtëm dhe Gent Cakaj që është Ministër i Jashtëm në detyrë.

Për ish-ministren e Jashtme, Arta Dade, ky është vetëm një nga nonsenset në vendin tonë.

Vajtja në Vjenë e Ramës sipas saj i jep kredibilitetin e duhur marrjes së këtij angazhimi të rëndësishëm, por në përditshmërinë e saj OSBE, thotë ajo, do të drejtohet nga një ‘çunak’ pa përvojë, duke ju referuar Cakaj.

E ftuar në RTV Ora, Dade kritike ishte dhe për mospërfshirjen në ekipin drejtues të diplomatëve me përvojë në këtë organizatë.

Dade: Janë nonsense që kanë ndodhur në Shqipëri dhe është për të ardhur keq sepse nuk është vetëm në këtë drejtim por dhe drejtime të tjera në ekonomi, çështje sociale dhe mjaft drejtime të tjera ka defekte të jashtëzakonshme dhe madje kam menduar se vendi nuk po qeveriset.Uroj që Shqipëria të ketë një presidencë të suksesshme, është mjaft vështirë të arrihet. Më vjen mirë që kryeministri ka vajtur atje për të marrë këtë presidencë, sepse nuk është vetëm Kryeministër por edhe ministër i Jashtëm. Por në aspektin e përditshëm të kësaj presidence patjetër që kjo do të drejtohet nga një “çunak” pa përvojë.

Është për të ardhur keq që ka një arrogancë të shtuar këtë vit. Është për të ardhur keq që nuk janë ftuar mjaft personalitete të diplomacisë që kanë mjaft përvojë në çështjet e OSBE, jo vetëm që kanë drejtuar misionin por edhe kanë pasur detyra të rëndësishme në kuadër të OSBE, dhe këta janë lënë jashtë.

Por le të shpresojmë që ekipi që është formuar do të jetë i angazhuar. Presidenca e OSBE nuk është përgjegjësi vetëm e shtetit që e merr presidencën, gjithë sekretariati në Vjenë është i angazhuar.

Shpresoj me ndihmën dhe të vendeve që janë në Trojkë, Italia, Sllovakia dhe Suedia, do të veprojnë si një treshe e vendit që la presidencën dhe të atij që do ta marrë në 2021. Shpresoj të jemi më modestë në këtë presidencë dhe patjetër që do të ketë detyra të rëndësishme, përpos Ukrainës dhe konflikteve të “ngrira”, tani është shtuar dhe problematika e vendeve të Mesdheut. Shumica e tyre janë anëtarë jo me të drejta të plota në OSBE.

Sesa e njeh problematikën dhe sesa ky zëvendësministër i Jashtëm është në koherencvë të gjithë problematikës që ngërthen një organizatë rajonale.

Kaq informacion të cunguar kanë saqë kryeministri e quajti organizatë ndërkombëtare në një nga daljet e tij të mëparshme. OSBE është organizata më e madhe rajonale, ka shtrirje të jashtëzakonshme gjeografike. Patjetër në OSBE luan një rol kryesor dhe Rusia. Shpresoj ta kemi mbështetje.

Loading...