Asnjë ushtar amerikan nuk u vra dhe dëmet materiale janë shumë të vogla, tha në mesazhin e tij drejtuar kombit presidenti amerikan Donald Trump pak orë pasi Irani sulmoi me raketa balistike dy baza amerikane në Irak.
“Me vrasjen e Kasem Suljemnanit ne u dërgojmë një mesazh të gjithë terroristëve,” tha presidenti Turmp, ndërsa i kërkoi Iranit të heqë dorë nga ambiciet bërthamore dhe të mos mbështesë terrorizimin.
Ai e quajti ISIS një armik të përbashkët dhe i shtriu dorën bashkëpunimit Iranit për ta luftuar së bashku.
Ndërsa në mesazhin drejtuar fuqive botërore, Trump tha se Irani nuk do të jetë kurrë një fuqi bërthamore.
“Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina duhet ta kuptojnë dështimin e marrëveshjes bërthamore dhe të shkëputen prej saj,” tha kreu amerikan, ndërsa lajmëroi se do t’i kërkojnë NATO-s të përfshihet më shumë në Lindjen e Mesme.
Në fund, duke iu drejtuar popullit iranian, Trump tha se ShBA-ja kërkon për të një të ardhme të ndritur.
“ShBA është gati për paqe me Iranin,” tha presidenti amerikan. Sipas burimeve të qeverisë amerikane dhe atyre europiane, besohet se Irani qëllimisht u përpoq të shmangë viktimat ushtarake amerikane në sulmet e tij me raketa ndaj dy bazave ushtarake. Trump e përshkroi komandantin ushtarak iranian Qasem Soleimani të vrarë në një sulm amerikan javën e kaluar si “terroristi më i rrezikshëm në botë”