Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka postuar sot një përgjigje për liderin iranian, Ali Khamenei, i cili deklaroi dje se Shqipëria është një vend i vogël dhe djallëzor.
Balla u shpreh se Shqipëria, është një vend i vogël, por i bukur dhe me njerëz të shkëlqyer.
“Khamenei e quajti Shqipërinë “një vend europian të vogël dhe djallëzor”. Jo!
Ai është gabim! Shqipëria është një vend i bukur europian me njerëz të shkëlqyer dhe mikpritje, me shumë atraksione turistike dhe me siguri ne jemi një aleat krenar i SHBA-ve dhe BE-së në luftën kundër të gjitha të këqijave të terrorizmit”, shkroi Balla./dritare.net
Loading...