Cfarë u gjet në banesën nga ku u qëllua me snajper Kastriot Reci

Shenime ne gjuhe te huaj, ambalazhe kikiriku dhe nje kanotjere e grisur. 

Keto jane disa nga provat e gjetura nga policia ne apartamentin nhga ku u qellua biznesmeni Kastriot Reci i vrare tri dite me pare.

Gazetarja Klodiana Lala, nga studio e “Opinion” tregoi mbrëmjen e kësaj të enjteje detaje rreth sendeve të gjetura nga policia në apartamentin e përdorur nga autori i vrasjes së 47-vjeçarit Kastriot Reçi, paraditen e së martës në Rrëshen.

Ajo tregoi se, autoritetet policore ndër të tjera kanë gjetur planimetrinë e aparatamentit të shkruar në gjuhë të huaj, detaj që ngre dyshime se vrasësi mund të jetë i huaj.

“Është gjetur një kanotiere e grisur. Është gjetur një pako me kikirikë, që mesa duket autori i dyshuar ka konsumuar kikirikë gjatë kohës që ka qëndruar.

Ajo që bën përshtypje është gjetur planimetria e apartamentit e shkruar në gjuhë të huaj, por policia nuk e saktëson se në çfarë gjuhe.

E gjithë planimetria e apartamentit, mënyra sesi ngjitesh dhe hyn në apartamentin numër 28, është në gjuhë të huaj”, tha Lala.

Ndërsa gazetari Blendi Fevziu shtoi: “Që do të thotë që edhe vrasësi mund të jetë i huaj… dhe snajper të këtij niveli zor se gjen në Shqipëri”.

Loading...