Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e këngëtares Adelina Tahiri. Daja i saj është qëlluar me çekiç në kokë nga bashkëshortja e tij, duke tentuar ta vrasë.
Ngjarja ka ndodhur në natën e 3 janarit teksa viktima, Abdulla Mehmetaj, është shtrirë për të fjetur me gruan e tij. Sipas mediave kosovare, rreth orës 02:40 bashkëshortja Arlinda Mehmetaj është ngritur dhe ka tentuar fillimisht ta mbysë me jastëk Mehmetajn, i cili ka qenë edhe pronar i TV Era në Maqedoni.
Kur është ngritur, ai ka vënë re se i kishte edhe duart, edhe këmbët e lidhura. Duke përdorur forcën, Abdulla Mehmetaj ka mundur të lirohet nga litarët dhe më pas i është vënë në ndjekje gruas së tij.
Kjo e fundit ishte fshehur në katin e poshtëm të shtëpisë. Kur Abdulla Mehmetaj zbret, ajo e qëlloi me çekiç në kokë, duke i shkaktuar të çara.
Sipas tij, e gjithë ngjarja ndodhi pasi bashkëshortja donte t’i merrte pasurinë. Këtë ngjarje e ka konfirmuar edhe vetë këngëtarja Adelina Tahiri, e cila ka postuar një foto në “Instagram” ku tregon mbështetjen për dajën e saj. “Dajo jemi me ty”, shkruan Tahir