Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje në Paskuqan. Kunati ka qëlluar për vdekje me sende te forta, kunatën e tij. Ngjarja ka ndodhur në familjen Çapoku në Paskuqan, ku Erdet Çapoku ka goditur kunatën e tij Enkeleda Çapokun.
Nëna e viktimës ka rrëfyer detaje tronditëse nga krimi monstruoz.
‘Erdhi shqeu deren, Enkeleda bërtita, erdhi Erdeti na vrau’.
“Burrin e kishte në burg. Unë flija këtu të goca, se shtëpinë time e kam në kat të parë, dhe flija këtu me gocat, se ajo e kishte vajzën 18 vjeç e nuk e lija vetëm. Ky maskarai herë pas herë dilte i bënte presion. Se pati ndejtë një kohë këtu te ne, pastaj goca e nxori me qera ke një shoqja e vet. Ajo e mbajti një vit, pastaj e nxori se nuk paguante qeranë, u mor me drogë me pisllëqe, punë e tij.
Pastaj filloi t’i dalë gocës përpara në rrugë, dilte filmonte kudo ku shkonte goca në kafe me shoqet. Mbrëmë ka qenë duke pirë nëpër lokalet e Paskuqanit, a drogë ka pirë, ku di unë, vetëm kur erdhi, ka shqyer derën, ma futi mua në levë dhe rashë pa ndjenja, pastaj i ra me levë edhe gocës, dhe më pas i preu gocës damarët, e preu me thikë te hunda deri te faqja”, tha ajo për News24.