Parandalohet ngjarja e rëndë në Kuçovë

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Kuçovë nga policia e cila ndërhyri në sherrin mes tre të rinjve, njëri prej të cilëve ia mbathi sapo pa uniformat blu.

Në makinën e këtij të fundit, policia gjeti një armë automatik, ndërsa është shpallur në kërkim Xh. K., 25 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISE

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja të rënda për jetën midis tre të rinjve.

Në pranga dy shtetas, një tjetër shpallet në kërkim.

Sekuestrohet një armë zjarri automatikë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes pas marrjes së njoftimit se në lagjen “11 Shkurti” në Kuçovë, shtetasit R. Gj., 31 vjeç, dhe Xh. D., 22 vjeç, për motive të dobëta po konfliktoheshin me shtetasin Xh. K., 25 vjeç.

Shërbimet e Policisë parandaluan përshkallzimin e mëtejshëm të konfliktit duke neutralizuar dhe arrestuar në flagrancë dy prej të rinjve, shtetasit R. Gj., 31 vjeç, dhe Xh. D., 22 vjeç, ndërkohë që shtetasi tjetër Xh. K., 25 vjeç arriti të largohej duke lënë në vendngjarje mjetin e tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e shtetasit Xh. K., shërbimet e policisë gjetën një armë zjarri automatikë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Kanosje e kryer në bashkëpunim”

Loading...