Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar Komisionit të Venecias një letër për një opinion në lidhje me çështjen e Gjykatës Kushtetuese dhe procedurat e emërimit të anëtarëve të saj si dhe rolin e Presidentit.
Në letrën e firmosur nga Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi për Presidentin e Komisionit të Venecias Gianni Buquicchio drejtohen 6 pyetje. Në letër përmendet edhe hetimi për shkarkimin e presidentit Meta.
Në lidhje me këtë letër të Kuvendit dërguar “Venecias”, ka reaguar nënkryetari i LSI Petrit Vasili. Ky i fundit shprehet se parlamenti i betimit të Lanës ka përmbytur Venecian me gënjeshtra.
Postimi i Petrit Vasilit:
Parlamenti i betimit te Lanes, permbyt Venecian me genjeshtra!
Jane zbardhur nga mediat pyetjet apo qe ta themi me tamam genjeshtrat, qe i jane cuar nga Parlamenti Komisionit te Venecias per shkarkimin e presidentit se nuk emeroi Arta Vorpsin e betimit te Lanës.
Parlamenti vete nuk i publikon “dot” pyetjet as ne Ëeb-in e vet dhe ka te hak, se genjeshtra te tilla idiote s’mund te publikohen, ndaj parlamenti ka zgjedhur te struket vrimave ne bodrum.
Po kerkojne te permbytin Venecian,me betimin e Lanes te Arta Vorpsit.
Parlamenti i betimit te Lanës, qe kuterbon era Lanë e ka vendin ne Lanë se bashku me Komisionin e bretkocave hetimore.