Zbulohet ku u vodh snajperi i përdorur në vrasjen e biznesmenit Kastriot Reci

Snajperi i markës italiane “Sabatti” që u përdor për të ekzekutuar biznesmenin Kastriot Reçin pak ditë më parë në Rrëshen është i vjedhur.

Arma vdekjeprurëse është vjedhur në shtëpinë e një shtetasi nga Rahoveci në Kosovë.

Ky informacion është konfirmuar për Policinë e Shtetit nga homologët kosovarë, të cilët kanë saktësuar se arma është denoncuar disa ditë përpara se të kryhej ekzekutimi mafioz i 47 vjeçarit Reçi, shkruan TV Klan.

Mësohet se pronari i armës ishte i pajisur me lejen përkatëse për përdorimin si armë gjahu. Edhe vetë kompania italiane që e ka prodhuar këtë armë e reklamon pikërisht atë si një armë të sofistikuar gjahu, duke e shitur atë në vende ku lejohet.

Arma me dylbi dhe silenciator është e çmontueshme në tre pjesë dhe mund të qëllojë në një largësi 200 metra.

Fakti që vjen nga Kosova është një element i ri edhe për hetimet.

Loading...