Përlotet babai/ Më dhemb shpirti kur fëmijët flenë me barkun bosh

“Shqipëria pa filtra” në emisionin BOOM këtë të premte ka sjellë historinë dhimbshme të familjes Prendi në Bushat të Shkodrës.

Ishte viti 2010 kur shtëpia e kësaj familje u dogj dhe nënte pjesëtaret e familjes ngelen në mes te katër rrugëve.

Kryefamiljari Mark Prendi në pamundësi për të rindërtuar shtëpinë u detyrua që së bashku me fëmijët dhe bashkëshorten të jetonte në shtëpitë e braktisura te fshatit. Kanë kaluar 10 vite dhe varfëria është bëre pjesë e pandashme e kësaj familje.

Fëmijëve u mungojnë gjerat më elementare veshja dhe ushqimi.

Mark Prendi: Këto janë kushtet, paguaj 1400 lekë për ti çuar në shkollë. Para vitit të ri disa ditë nuk shkuan në shkollë.

Vajza e Mark Prendit: Jam në klasën e 9-të, me nota 9-10. Ngënjëherë mungoj se nuk kam lekë me çfarë të shkoj.

Sikur te mos mjaftonte ky fakt Mark Prendi duhet të kujdeset edhe për nënën e tij të moshuar e cila prej vitesh dergjet në shtrat e paralizuar.

Mark Prendi: Kjo nuk mund të hajë, çfarë i japim ne. Nuk merr as mjekim, sepse nuk kam mundësi me çfarë tja marr.

Unë dua të rindërtohet shtëpia, të fut fëmijët se i kam jashtë.

Vargjet e Migjenit të shkruara vite më parë janë aktuale edhe sot.

Gruaja e Mark Prendit: Kam 6 fëmijë, njërin e kam të sëmurë me vrimë në zemër. Nuk kemi asnjë kusht. Fëmijëve i jap bukë me ujë e kripë.

Emisioni BOOM i bën thirrje të gjithë shqiptarëve të ndihmojnë këtë familje, të rindërtojnë shtëpinë e djegur.

Kontributi i gjithsecilit prej jush mund të ndryshoje jetën e 6 fëmijëve të familjes Prendi.

0693561705 – Kontakti me familjen.

Loading...