Sarandë/ Doganieri gjendet i pajetë në dhomën e hotelit, kërkohej prej 4 ditësh

Një doganier i doganës së Qafë-Botës është gjetur i vdekur. Doganieri është gjetur i pajetë në dhomën e një hoteli, në Sarandë.

Viktima është 63 vjeç, i quajtur Janaq, dhe po kërkohej prej katër ditësh.

Dyshohet se vdekja ka ardhur nga një atak kardiak.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pritet të zbardhë shkaqet e vdekjes së doganierit.

Loading...