Burime bëjnë me dije se Agim Osmani, ndihmës specialist në Policinë Durrës është ndjerë keq gjatë seancës që vijon prej disa minutash dhe është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në spital.
Seanca gjyqësore pritet të zgjasë për disa orë, pasi do të jepet masa për të 17 personat e vënë në pranga, mes tyre zyrtarë të lartë të policisë, IKMT-së si dhe Oficer të Policisë Gjyqësore.
Jashtë dyerve të Gjykatës janë mbledhur dhjetra familjarë të personave të arrestuar, pasi seanca po mbahet me dyer të mbyllura.
Deri në operacionin ‘Abuzuesit’, janë zhvilluar hetime disa muaj, në bashkëpunim edhe me prokurorinë e Durrësit.
Emrat e personave të arrestuar:
Besnik Domi, shef rendi Shijak.
Sami Xhafa, shefi stacionit policor në Manzë
Ermal Petova, OPGj Manzë
Nikollë Marku, OPGj Manzë
Agim Osmani, ndihmës specialist, Policia Durrës
Haxhi Sherra, ndihmës specialist Komisariati shijak
Petrit Neziri, ndihmës specialist policia Manzë
Ndricim Shika, ndihmës specialist policia Shijak
Gjergji Gerço, sekretar i njësisë administrative Sukth
Jul Kaçadej, specialist IMT Shijak
Marjus Shahini, kryeinspektor IMT Shijak
Adem Lika, ndërtues.